Alba Parts shpk shërben me sukses qindra klientë në të gjithë Shqipërinë duke përfshirë kompani ndërtimi, kompani transporti, operatorë urbanë dhe klientë individual.
Jemi kthyer sot në një pikë referimi për qindra biznese dhe klientë individualë që kërkojnë produkte cilësore, të garantuara dhe me çmime konkurruese.
Bashkëpunojmë ekskluzivisht me marka të njohura ndërkombëtare, duke ofruar si pjesë origjinale ashtu edhe alternativa cilësore aftermarket.
Marrëdhëniet tona të qëndrueshme me furnitorë të njohur globalë na mundësojnë të ofrojmë produkte cilësore me kosto të arsyeshme për klientin.
Çdo kërkesë trajtohet me kujdes, shpejtësi dhe përkushtim maksimal. Për ne, klienti nuk është thjesht një blerës, por një partner afatgjatë.
Duke u mbështetur në një eksperiencë shumëvjeçare te themeluesve në këtë industri, kompania është pozicionuar si një nga emrat më të besuar në treg për furnizimin e pjesëve për kamionë, trailera, autobusë dhe makineri ndërtimi.
Në vazhdën e zhvillimit të pandërprerë, Alba Parts ka zgjeruar veprimtarinë e saj duke përfshirë edhe shitjen e gomave për mjete të rënda dhe pasagjerësh, duke konsoliduar më tej pozicionin në tregun shqiptar si një partner i plotë dhe i besueshëm.
Në Alba Parts Sh.p.k, qëndrojmë pas vlerave që na bëjnë unikë dhe besueshëm për klientët tanë:
Cilësia: Ofrojmë vetëm pjesë me standarde të larta cilësore.
Besueshmëria: Sigurojmë shërbime profesionale dhe asistencë të vazhdueshme për çdo klient.
Inovacioni: Përqendrohemi në teknologjitë më të avancuara dhe zgjidhje efikase.
Qëndrueshmëria: Promovojmë lëvizjen ekologjike për një të ardhme më të pastër.
Përkushtimi: Angazhim maksimal për kënaqësinë dhe sigurinë e çdo klienti.
Në një treg gjithnjë e më dinamik dhe kërkues, Alba Parts shpk qëndron si një emër i sigurt për të gjithë ata që kërkojnë cilësi të lartë, shërbim të specializuar dhe zgjidhje afatgjata për mirëmbajtjen e mjeteve të rënda dhe automjeteve të transportit.
Me një eksperiencë të konsoliduar dhe një rrjet të gjerë bashkëpunimesh me furnitorë ndërkombëtarë, ne ofrojmë jo vetëm produkte të certifikuara dhe me garanci, por edhe një qasje të personalizuar ndaj çdo klienti.
Pavarësisht nëse jeni kompani ndërtimi, operator transporti, servise profesionale apo klient individual – tek ne do të gjeni gjithmonë zgjidhjen e duhur, në kohën e duhur dhe me çmimin e duhur
Ne nuk ofrojmë vetëm pjesë këmbimi – ofrojmë zgjidhje që zgjasin, funksionojnë dhe ruajnë ritmin e punës suaj pa ndërprerje.
Me një ekip që e njeh në detaje çdo sistem mekanik dhe elektronik, e dimë saktësisht çfarë i duhet mjetit tuaj dhe kur.
Qasja jonë është e thjeshtë: çdo klient është një partner afatgjatë. Jemi këtu për t’ju këshilluar, ndihmuar dhe mbështetur në çdo hap të flotës suaj.
Copyright © Alba Parts, All rights reserved. Designed by: web-designer.al